Commons:Wiki Loves Earth 2019 in Albania

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search
Wiki Loves Earth 2019 in Albania
Kontribuo edhe ti!
Ngarko foton

Wiki Loves Earth 2019 është konkurs fotografie i cili synon të pasuroj internetin me fotografi të monumenteve natyrore duke ofruar shans për të fituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjatë preiudhës 1 - 31 Maj 2019, Wiki Loves Earth 2019 fton publikun të ngarkojnë në Wikimedia Commons fotografi të zonave të mbrojtura natyrore në Shqipëri.

Qëllimi i konkursit

Qëllimi i këtij konkursi është që të pasuroj internetin me fotografi të monumenteve natyrore nën licencë të lirë. Këto fotografi mundësojnë përdorimin e tyre të lirë në internet, si rrjedhojë kontribuojnë në promovimin e natyrës së vendit tonë.

Duke filluar vitin e gjashtë, Wiki Loves Earth ka arritur të organizohet nga 50 vende të botës, duke ngarkuar nën licencë të lirë më shumë se 500,000 fotografi të monumenteve të mbrojtura natyrore nga 50 vende. Këtë vit, nga 23 vendet pjesëmarrëse do të jetë edhe Shqipëria duke u mundësuar pjesëmarrësve të fitojnë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Wikimedia Commons është projekt motër i Wikipedias, e cila shërben si depo dixhitale për mbledhjen e materialeve multimediale të ngarkuara nën licencë të lirë.

Si mund të bëhem pjesë e Wiki Loves Earth 2019 in Albania?

Çdokush, pavarësisht nga mosha apo kombësia mund të marrë pjesë në konkursin e Wiki Loves Earth 2019 in Albania. Për t'u bërë pjesë e konkursit ndiq hapat më poshtë:

Hapi i parë: Lexo rregullat e konkursit dhe shiko listën e monumenteve natyrore të Shqipërisë.

Hapi i dytë: Përzgjedh fotografitë e këtyre monumenteve që i keni apo fotografoni ato.

Hapi i tretë: Kliko butonin “Ngarko foton” që gjendet në anën e djathtë. Te lista e shfaqur, gjej monumentin e fotografuar dhe kliko butonin për ngarkim.

Hapi i katërt: Kliko “Zgjidh një skedar për të dhuruar” dhe ngarko foton nga kompjuteri.(Nëse keni më shumë se 1 fotografi të të njejtit monument, mund ti ngarkosh të gjitha menjëherë).

Hapi i pestë: Jep të drejtat e licencës së lirë.

Hapi i gjashtë: Vendos emrin e monumentit nga lista, jep përshkrim të shkurtë dhe vendos kategorinë Wiki Loves Earth 2019 in Albania.

Hapi i shtatë: Sigurohuni të ngarkoni fotografitë në Wikimedia Commons përgjatë 1 - 31 maj 2019.

Rregullat

Për t’u bërë pjesë e Wiki Loves Earth 2019 duhet të keni parasysh rregullat e mëposhtme:

  • Duhet të keni llogari në Wikipedia/Wikimedia Commons

Ju duhet të jeni të regjistruar në Wikipedia apo ndonjë projekt tjetër të Wikimedias. Nëse nuk keni llogari, mund ta hapni këtu. Mos harroni të jepni emailin tuaj gjatë regjistrimit, pasi mund t'na nevojitet për t'ju kontaktuar në rast se shpalleni fitues.

  • Fotografitë duhet të jenë bërë nga ju.

Fotografitë që janë bërë nga të tjerët (edhe nëse keni leje nga ata) nuk do të pranohen.

  • Fotografitë duhet të jenë të zonave të mbrojtura në Shqipëri që gjenden në listën zyrtare të miratuar nga Ministria e Mjedisit.

Jeni të inkurajuar të ngarkoni sa më shumë fotografi të monumenteve natyrore të identifikuar / parqet natyrore / zonat e mbrojtura që keni vizituar. Listën zyrtare të monumenteve të Shqipërisë mund ta gjeni këtu.

  • Fotografitë duhet të ngarkohen brenda periudhës 1 - 31 maj 2019.

Fotografitë nuk kanë nevojë të bëhen gjatë kësaj periudhe, mund të përdorni foto që keni bërë më përpara, mjafton që ato të ngarkohen në periudhën e caktuar.

  • Fotografitë duhet të jepen nën një licencë të lirë

Wikimedia Commons pranon vetëm fotografi që jepen nën një licence të lirë. Nëse dëshironi që fotografia juaj të mos përdoret nga të tjerët pa lejen tuaj, atëherë mos e ngarkoni atë në Commons.

  • Fotografia duhet të jetë të paktën 2 MP

Fotografitë duhet të jenë të kenë një kualitet të mirë. Përparësi do të kenë vendet jo mirë të mbuluara me fotografi në Wikimedia Commons do fotografitë me teknika të reja si pamje nga droni, panorama etj.

Organizatorët

Ky konkurs organizohet paralelisht në Kosovë dhe Shqipëri nga Wikimedians of Albanian Language User Group.

Për më shumë vizito: http://wikimediashqip.org/

Vlerësimet, Juria, Çmimet

Fotografitë do të vlersohen nga juria në bazë të:

  • Cilësisë teknike
  • Veçantisë
  • Dobisë së fotografisë për Wikipedia.


Juria kombëtare e cila do të lajmërohet së shpejti do të përbëhet nga 3 persona duke përfshirë fotografë profesionistë dhe Wikipedian.

Tre fotografitë më të vlersuara do të fitojnë çmime, kurse dhjetë fotografitë më të mira kombëtare do të përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar.

Rezultatet kombëtare do publikohen në qershor 2019, kurse ato ndërkombëtare në shtator 2019.

Lista e monumenteve të mbrojtura natyrore

Pyetje dhe përgjigje

  • Ka ndonjë kufizim mbi numrin e fotove që mund të ngarkoj?
Jo, mund të ngarkoni sa foto të doni. Megjithatë, ne ju këshillojmë të ngarkoni fotot tuaja më të mira dhe më cilësore për të rritur mundësinë për të fituar.
  • A mund të përdor Photoshop ose ndonjë program të ngjashëm për të redaktuar fotot përpara se t'i ngarkoj?
Po, sigurisht. Fotot mund të redaktohen duke përdorur çfarëdo lloj programi. Por ju lutemi shmangeni dëshirën për t'i redaktuar fotot tej mase, ky është një konkurs fotografik jo konkurs mbi përpunimin e fotove me kompjuter.
  • Sa duhet të jetë madhësia e fotos?
Ju lutemi ngarkoni foto sa më të mëdha të jetë e mundur dhe mos i zvogëloni ato. Gjithashtu bëni kujdes që fotot të jenë të paktën 2 megapiksel, përndryshe nuk do të pranohen.
  • A mund ta redaktoj Wikipedian vetë dhe të shtoj foton time në një artikull?
Po, do të ishim të lumtur! Kur fotoja juaj ngarkohet në Commons, ajo mund të ripërdoret shumë thjesht në Wikipedia thjesht duke shtuar një lidhje.
  • Unë nuk jam fotografi më i mirë në botë. I doni prapëseprapë fotot e mia?
Po, ju lutemi! Edhe nëse mendoni se nuk do të fitoni ndonjë çmim, ju mund të ndjeni kënaqësi duke ditur se ju me foton tuaj po ndihmoni të dokumentoni trashëgiminë natyrore të Shqipërisë, po ndihmoni brezat e ardhshëm ta përdorin lirisht foton tuaj, si dhe po ndihmoni një komunitet gjithnjë e në rritje (Wikipedian), i cili beson se çdokush duhet të ketë lirinë të marrë dije falas.
  • Zonat janë shumë të mëdha. Si ta di se cilën pjesë të fotografoj?
Fotot më të mira janë ato foto që kapin një pjesë të madhe të zonës. Ju mund të fotografoni edhe ndonjë specie të rrallë (kafshë, bimë, etj.) që rritet në atë zonë, por duhet të tregoni se në cilën zonë është bërë fotoja, pasi mund të jetë e vështirë të dallohet.
  • Çfarë duhet të bëj nëse një zonë ka një tarifë hyrjeje?
Ne nuk ju detyrojmë të shkoni dhe të bëni foto në këto zona, por nëse i vizitoni këto zona në kohen tuaj te lire, atëherë ne ju këshillojmë të bëni sa më shumë foto aty.

Nëse ende jeni të paqartë, ose keni ndonjë pyetje tjetër, na kontaktoni në info@wikimediashqip.org.

Shiko edhe

Wiki Loves Earth 2019

Ndryshimet/ngarkimet e fundit

Wiki Loves Earth 2019 in Kosovo



Wiki Loves Earth është një konkurs ndërkombëtar fotografik për promovimin e vendeve të trashëgimisë natyrore në mbarë botën përmes projekteve Wikimedia (kryesisht Wikipedia dhe Wikimedia Commons).