Commons:Wiki Loves Living Heritage in Albania & Kosovo 2023
Wiki Loves Living Heritage është një nismë botërore drejtuar nga komuniteti wiki, që u bën thirrje praktikuesve të trashëgimisë, vullnetarëve të Wikimedia-s dhe institucioneve kulturore në mbarë botën për të dokumentuar, festuar dhe mbrojtur trashëgiminë e tyre shpirtërore.
Në këtë aktivitet, regjistrimet me zë mund të bëhen nga njerëz të moshave të ndryshme ose mund të regjistroni gjyshërit, prindërit apo të afërmit që kanë përjetuar histori të ndryshme të së shkuarës historiko-kulturore.
Nëse keni nevojë për ndihmë me ngarkimin e materialit, mund të shihni videon:
Autorë dhe histori për regjistrime zanore
Ngarkimi
Ngarkimet do të jenë regjistrime zanore të dëshmive/ përjetimeve/ historive personale.
Përshkrimi i ngarkimit duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:
- Gjinia e folësit;
- Mosha e folësit;
- Origjina gjeografike e folësit;
- Disa fjalë rreth folësit;
- Përshkrim të shkurtër të regjistrimit;
Për të ngarkuar materialin ju duhet të keni llogari në projektet Wiki. Nëse nuk keni llogari, mund ta hapni këtu.