Jump to content

Commons:Wiki Photowalk 2023

From Wikimedia Commons, the free media repository

Wiki Photowalk

[edit]

Wiki Photowalk është një nismë nga Grupi i Përdoruesve të Gjuhës Shqipe, e cila synon të rrisë numrin e fotografive të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës në platformën e Wikimedia Commons-it.

Si pjesë e këtij aktiviteti, organizata ofron mbështetje financiare të shpenzimeve për udhëtim e ushqim. Ajo inkurajon pjesëmarrësit të eksplorojnë dhe të fotografojnë zona që nuk janë ngarkuar ende në Wikimedia Commons.

Fotografi nga Wiki Photowalk 2018
Fotografi nga Wiki Photowalk 2019
Fotografi nga Wiki Photowalk 2021
Fotografi nga Wiki Photowalk 2022

Zona për të fotografuar

[edit]

Preferohet të fotografohen hapësira dhe zona të papërfaqësuara në këtë platformë. Disa nga rajonet që mund të përfshini janë:

Shqipëri

[edit]
  • Alpet e Shqipërisë me njësitë: Blloku i Jezercës, Malësi e Madhe, Malësia e Gashit, Kurrizi Malor i Curraj Nikaj-Merturit, Lugina e Valbonës dhe Lugina e Shalësit
  • Nënrajoni Verilindor me njësitë: Malësia e Gjakovës dhe e Hasit, Vargu i Korabit, Lugina e Drinit të Zi dhe Vargjet e Lurës
  • Rajoni Juglindor me njësitë: Fushëgropa e Korçës, Prrenjasit, Bilishtit, Gropa e Pogradecit, Gropa e Prespës, Gropa e Kolonjës, Lugina e Shkumbinit, të Sipërm, Malësitë e Mokrës, Gorës, Kolonjës
  • Rajoni Jugor me njësitë: Malësia e Tomor-Melesinit, Lugina e Vjosës, Vargjet midis Vjosës dhe Drinosit, Lugina e Drinosit, Vargu Malor Kurvelesh, Mali i Gjerë-Stugarë-Murganë, Lugina e Shushicës, Fushëgropa e Delvinës
  • Rajoni Perëndimor me njësitë: Ultësira e Shkodrës, Ultësira e Mbishkodrës, Ultësira e Nënshkodrës, Fusha e Myzeqesë, Fusha e Elbasanit
  • Zonat kodrinore midis Erzenit të Mesëm dhe Shkumbinit të Mesëm
  • Pllajat Dumre-Darsi
  • Kodrat e Sulovës
  • Laguna Vjosë-Nartë
  • Bregdeti i Jugut

Kosovë

[edit]
  • Parku Kombëtar Malet e Sharrit (Maja e Arnenit, Rusenica, Pisha e Madhe dhe Oshlaku)
  • Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna (Kozhnjeri, Gubavci, Malet e Prilepit dhe Maja e Ropsit)
  • Burimi i Drinit të Bardhë me Shpellën e Radavcit, Kanioni i Drinit të Bardhë te Ura e Fshajtë, Ujvarat e Mirushës, Pishat e Deçanit
  • Bifurkacioni i lumit Nerodime, Trungu i Rrapit në Marash
  • Kamilja, Ligatina e Hencit-Radeves, Parku i Gërmisë

Si të merrni pjesë

[edit]
  • Të keni njohuri të mira të dritës, kompozicionit dhe rregullimeve të kamerës;
  • Të keni një kamerë me cilësi të mirë;
  • Të angazhoheni për një ditë të plotë ose disa ditë fotografie në zonat e përcaktuara;
  • Të ngarkoni së paku 50 fotografi në Wikimedia Commons (nën Creative Commons Attribution-ShareAlike 4.0 International License);
  • Të keni mundësinë të udhëtoni vetëm ose me dikë tjetër;

Si të aplikoni

[edit]

Për të aplikuar për aktivitetin Wiki Photowalk, ju lutemi dërgoni një email në info@wikimediashqip.org me informacionin e mëposhtëm:

  • Emrin tuaj të plotë, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
  • Një prezantim të shkurtër i vetes dhe përvojës suaj në fotografim.
  • Planin tuaj të propozuar për photowalk-un, duke përfshirë zonat që planifikoni të mbuloni, numrin e ditëve që kërkohen dhe buxhetin e parashikuar.

Ju lutemi, vini re se WoALUG-u do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe të ushqimit deri në shumën 200€ për zona të mëdha dhe shumën 100€ për udhëtime ditore.

Afati kohor

[edit]

Plani duhet të dërgohet deri në datën 10 maj 2023. Ne do të njoftojmë kandidatët e përzgjedhur, sapo të pranojmë planin.

Nëse përzgjidheni të merrni pjesë në aktivitet, do të keni kohë deri në datën 30 qeshor 2023 për të përfunduar aktivitetin.

Kontakti

[edit]

Mund të na kontaktoni në faqen tonë të diskutimit, e-mail apo rrjetet sociale: Facebook, Twitter, Instagram.

Organizatorët

[edit]

Wikimedians of Albanian Language User Group Horizontal Logo