User:ZenepeLuka2018

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search

                       Zenepe Luka  jeta      

Zenepe Luka (Çekrezi), lindi në Librazhd, ku mori edhe arësimin tetëvjeçar.Pasi përfundoi shkollën e mesme "Luigj Gurakuqi” në Elbasan, kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike, në Tiranë dhe në maj tëvitit 1973, u diplomua gazetare. Profesionin e vështirë të gazetares e nisi në revistën "Shqiptarja e Re", për të vijuar në gazetën lokale "Kukësi i Ri”, e më pas në të përditshmet “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë” etj. Është e para gazetare femër, që u emërua gazetare e terrenit e në gazetën “Kukësi I Ri” dhe më pas në Elbasan, gazetare e RTSH, që mbulonte edhe rrethet Gramsh e Librazhd. Kontribut të veçantë ka dhënë në qytetin e saj të lindjes, ku për shumë vite ka punuar si lektore në “Muzeun Etnografik”, duke ushtruar profesionin në gazetën“Bashkimi”. Nga vitit 1994 deri në vitin 2004, ka qenë gazetare e gazetës "Koha Jonë" për Vlorën, më pas në gazetat "Ballkan" dhe "Telegraf".Vazhdon të punojë gazetare e terrenit, duke u rikthyer tek gazeta “Koha Jonë” dhe aktivizuar në shumë organe të tjera edhe në Diasporë. Në maj të vitit 2018 mbushi 45 vjet karierë gazetare në terren me 11.500 shkrime të botuara, ku vend të gjërë zënë zhanret e intervistës, reportazhit dhe kronikës. Zenepe Luka ka rriskuar për periudhën kur ishte gazetare e gazetës “Koha Jonë”, duke provuar dhunën e policisë, vendosjen e tritolit në banesë në 10 maj të vitit 1998., ku u plagosën dy fëmijët.Ky akt fundamentalist ,autorët e të cilit nuk u identifikuan dhe dënuan nga drejtësia, synoi asgjësimin e familjes së gazetares. Për karierën e saj në profesionin e vështirë të gazetares së terrenit, Zenepe Luka është vlerësuar nga këngëtari i madh Italian Al Bano Karrisi, duke i akorduar Premion” Zenepe Luka është Oriana Falasci shqiptare”. Me rastin e 45 vjetorit të karierës, Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, e vlerësoi me “Mirënjohje”.


                      Krijimtaria letrare

Zenepe Luka(Çekrezi) e ka nisur krijimtarinë letrare që në bankat e shkollës së mesme”Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Kur ishte studente bëri përpjekje për të botuar librin e parë me poezi titulluar “Vajzëri”, por u refuzua nga Shtëpia botuese “Naim Frashëri, me preteksyin se kishte vetëm lirika. Seria e botimeve të librave nisi në vitin 1996, me novelën "Rënkimi i shpirtit". Në vitin 1998, botoi librin publicistik "Vlora,Vlora", botim, që përcjell kronikën e dhimbshme të pranverës së vitit 1997-të në Vlorë. Libri "Unë, gazetarja rebele" e pa dritën e botimit në vitin 2001, ndërsa"Një jetë për Kombin" u botua në vitin 2002. "Rrëfej Nermin Vlorën-ishim Tri", është libri voluminoz,që doli nga shtypi në vitin 2005.Në faqet e tij zë vënd figura e Ambasadores së Kombit Nermin Vlora , mesazh-këmbimet e shumta të saj me autoren, që njëherësh janë edhe amanetet për promovimin e vlerave dhe kontributve të gruas shqiptare, për të zënë vendin që i takon në një shoqëri demokratike. "Violeta Manushi, kryezonja e skenës", i botuar në verën e vitit të 2007, është një tjetër libër me vlera të autores. Në maj të vitit 2008, doli nga shtypi dhe u promovua në Vlorë libri i saj i shtatë "Al Bano & Albania ", ku mori pjesë edhe vetë këngëtari i shquar italian, Al Bano Karrisi. Në korrik të vitit 2012 u botua libri në gjuhën italiane L’amore Albanese per Al Bano“(Dashuri shqiptare për Al Bano), që u promovua në vendlindjen e këngëtarit në Çelino San Marko,ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës Prof.Bamir Topi”. Libri voluminoz “Kjo është jeta ime”, u botua në maj të vitit 2013, me rastin e 40 vjetorit të diplomimit gazetare të autores. Novela “Rënkime shpirti-Amaneti”, doli nga shtypi në vitin 2015. Autorja ka përshtatur edhe librat “Al Bano & Rmina Power”dhe monografine “Jeta e Al Bano Karrisit” Libri Edi Luarasi Dramë & dashuri (në jetë dhe në skenë),doli nga shtypi në shkurt të vitit 2017 dhe u promovua me rastin e 8 marsit në sallën e Testrit Kombëtar, ku ishin të pranishëm edhe bashkëshortët Edi dhe Mihal Luarasi. “Testamenti i grave për gratë“, është libri 650 faqe, që pa dritën e botimit në prill të vitit 2017 dhe u promovua me rastin e 15 vjetorit të Fondacionit „Nermin Vlora Falaschi“ më 18 prill po të këtij viti, Libri Rrëfej shqiptaren Lumnie Hoti Çota Sozia e Klaudia Kardinale doli nga shtypi në muajin maj të vitit 2018 dhe u promovua në qytetet e Beratit dhe Librazhdit. Botimi i fundit i autores është libri “ Kjo Dashuri e ka emrin Al Bano“ , që u promovua në Vlorë në maj të vitit 2018, me rastin e 75 vjetorit të lindjes së këngëtarit dhe 45 vjetorit të diplomimit gazetare dhe po kaq vite gazetare e terrenit, të autores, ku ishte i pranishëm edhe Al Bano Karrisi. „Kjo dashuri e ka emrin Al Bano“, është libri i 17-të i autores Zenepe Luka.

              Zenepe Luka -Vlerësimet

Përveçse një gazetare e mirënjohur dhe autore e 17 librave, Zenepe Luka, jep kontributin e saj edhe në shoqërinë civile.Ajo është themeluese dhe Kryetare e Shoqatës Kulturore "Al Bano & Romina Power” dhe Presidente e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar "Nermin Vlora Falaschi” prej 16 vjetësh. Për kontributin dhe vlerat e saj, është vlerësuar me 30 medalje e "Mirënjohje” nga bashkitë e Vlorës Librazhdit, nga komunat Preshevë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë,Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” dhe shumë komuna në Itali e shoqata kulturore në Diasporë. Në muajin nëntor të vitit 2011, në Forumin Botëror të Gruas, që u mbajt në Pekin, Zenepe Lukës iu dorëzua çmimi “Grua e shquar” nga Presidentja e Federatës së Grave Kineze dhe nënkryetare e Parlamentit të Kinës, zonja Çhen Zhi Li. Në muajin korrik të vitit 2012, Komuna e Çelino San Marko,vendlindja e këngëtarit Al Bano Karrisi i dha Premion “Qytetare nderi”. Gjatë vitit 2017, me rastin e 15 vjetorit të Fondacionit, është vlerësuar me medaljen “Mirënjohje” nga Ambasadat shqiptare në Vienë dhe Slloveni. Më 1 nëntor të vitit 2017, Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi e dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave. Bum vlerësimesh pati me rastin e 45 vjetorit të diplomimit gazetare dhe po kaq vite gazetare e terrenit. Vlerësimi më i rëndësishëm ishte Çertifikimi me Titullin “Misionare Paqeje Ndërkombëtare “ nga katër institucione amerikane të akredituara në OKB. Misioni Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, Misioni Diplomatik Amerikan dhe Akademia Botërore e Paqes.Deputetja e Kosovës Dr.Flora Brovina, e nderoi me emblemën e Parlamentit të Kosovës dhe Mirënjohjen nga Qëndra e reabilitimit të nënës dhe fëmijës.Me Mirënjohje u vlerësua edhe nga Instituti për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike të Kosovës . Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë me këtë rast e nderoi me “Mirënjohje” Deputeti italian Nicola Ciraci, dorëzoi disa Mirënjohje akorduar nga bashki në Puglia, ndërsa pjanistja Aksinja Xhoja Mjeshtër i Madh, i dorëzoi Premion “Nikolin Xhoja”. Këngëtari Italian Al Bano Karrisi i dorëzoi dy premio , duke vlerësuar maksimalisht Zenepe Lukën si gazetare dhe kryetare e shqoatës kulturore “Al Bano Karrisi” që me aktivitetet madhore për gjatë 25 vjetëve, ka forcuar urat e miqësisë mes dy popujve.'''Bold textBold text'Big textSmall text