File:Sali Hajrizi.jpg

From Wikimedia Commons
Jump to navigation Jump to search

Original file(720 × 960 pixels, file size: 86 KB, MIME type: image/jpeg)

Captions

Captions

Add a one-line explanation of what this file represents

Summary[edit]

Description
Shqip: Sali Hajrizi u lind me 1927 në fshatin Katundi i Ri afër Pejës, ndërsa vdiq me . Rrjedhë nga një familje e varfër, e ndershme dhe bujare. Shkollimin fillor e mbaroi në Nabërgjan tani Kelmend, ndërsa të mesmen në Shkollën Financiare Shqiptare më 1952 në Pejë, pastaj atë industriale-makinerinë në burgun e Nishit me 1959. Pas burgut mbaroi edhe shkollën e mesme teknike në Mitrovicë në vitin 1973. Sali Hajrizi është veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, i dëshmuar qysh në vitin 1947, kur dhe bëhet anëtar i Partisë Nacionale Demokratike Shqiptare, në kohen kur ishin prijës të saj Ajet Gërguri, Gjon Serreqi dhe Marie Shllaku.

Për shkak të aktivitetit të tij politik kombëtar UDB-ja jugosllave e burgosi më 9 shtator 1953 dhe e dënoi me 10 vjet burgim. Burgun e mbajti në Nish, prej nga lirohet me 28 nëntor 1962. Pas burgut një kohë ishte i papunë dhe i përcjellur, megjithatë arrin të punësohet në ndërmarrjen "Autotraktori" në Pejë, pastaj në Fabrikën e autopjesëve ish "Zastava-Ramiz Sadiku" në Pejë, kryepunëtor specialist i makinerisë në nivel të fabrikës.

Dhjetëvjetshin e fundit të punës e kaloi në Stacionarin "Oniks" në Bajë të Pejës, si mbikëqyrës kryesor i sistemit qendror të nxehjes në stacionar. Prej aty u pensionua dhe jetoi në Pejë. Aktiviteti i tij në çështjen e veprimtarisë kombëtare nuk pushoi edhe përgjate jetës në liri. Pas daljes nga burgu kontakton me figura të shquara, aktivistë dhe veprimtarë, siç ishin ndër të shumtë: Bejtullah Nazifi nga Mitrovica, Sadik Tafërshiku nga Ferizaji, Mulla Zekë Bërdynaj nga Radaci i Pejës me të cilin ishte edhe në burg, pastaj kontaktoi shpesh me Shaban Kurtesh Çafdërbashën, Sami Pejën dhe Rifat Nushin nga Peja.

Halil Xanin nga Dasheci i Drenicës, Bajram Zukën nga Likoshani, Xajë Nurën nga Gjakova, Rexhep Bunjakun nga Kaçaniku, Mustafë Nixhën nga Prizreni, Sylë Mehmetin e Rugovës... Si dhe në fillim të aktivitetit në Shkup pati kontakte të shpeshta me kapiten Rudin. I tërë ky aktivitet me dhjetëra veprimtarë të çështjes kombëtare ishte për Sali Hajrizin përpjekje e pareshtur që të nxitë kudo idealin e bashkimit kombëtar. Që në fillim me zgjedhjen e tij për sekretar të ashtuquajturit Komitet të NDSH-së në fshatin e lindjes Katund të Ri, e deri në ditën që vdiq ai nuk ndali të frymojë dhe të veproi për çështjen kombëtare.

Shquhet me angazhimin e tij në pajtimin e gjaqeve bashkë me Mulla Zekë Bërdynaj, Rashid Goranin dhe grupin e Pejës të kohës së pajtimeve të Anton Çetës. Sali Hajrizi poashtu shkroi edhe librin të cilin e quajti "Të mbjellësh mendim". Ne librin e ti ai ka shfaqur patriotizmin, kulturën dhe traditat e popullit shqipëtar.
Date
Source Own work
Author Albion555

Licensing[edit]

I, the copyright holder of this work, hereby publish it under the following license:
w:en:Creative Commons
attribution share alike
This file is licensed under the Creative Commons Attribution-Share Alike 4.0 International license.
You are free:
  • to share – to copy, distribute and transmit the work
  • to remix – to adapt the work
Under the following conditions:
  • attribution – You must give appropriate credit, provide a link to the license, and indicate if changes were made. You may do so in any reasonable manner, but not in any way that suggests the licensor endorses you or your use.
  • share alike – If you remix, transform, or build upon the material, you must distribute your contributions under the same or compatible license as the original.

File history

Click on a date/time to view the file as it appeared at that time.

Date/TimeThumbnailDimensionsUserComment
current01:32, 27 December 2014Thumbnail for version as of 01:32, 27 December 2014720 × 960 (86 KB)Albion555 (talk | contribs)User created page with UploadWizard

There are no pages that use this file.

Global file usage

The following other wikis use this file:

Metadata