Kjo është një garë e hapur fotografish në Wikimedia Commons për përdorim në Wikipedia dhe faqet e tjera të projekteve të Fondacionit Wikimedia. Ajo synon të promovojë imazhet e kuzhinës e ushqimet tradicionale shqiptare. Në përfundim të saj do të shpallen disa fitues që do të shpërblehen me çmime.
Detaje
Fotografitë fituese do të përzgjidhen nga një juri prej 3 personash. Kriteret e përzgjedhjes së fotografive janë si më poshtë:
Mënyra se si është shkrepur, si është përpunuar fotografia, etj.
Cilësia teknike (mprehtësia, përdorimi i dritës, perspektiva, kompozimi, etj.).
Fotografitë duhet të jenë bërë nga ju.
Fotografitë duhet të jenë të ushqimeve tradicionale shqiptare.
Ndihmë
Nëse keni nevojë për ndihmë me ngarkimin e fotografive, mund të shihni videon:
Për t’u bërë pjesë e garës duhet të keni parasysh rregullat e mëposhtme:
Rregulli 1: Duhet të keni llogari në Wiki.
Ju duhet të të keni llogari në Wikipedia apo ndonjë projekt tjetër të Wikimedias. Nëse nuk keni llogari, mund ta hapni këtu. Sigurohuni që adresa juaj elektronike (email-i) të jetë e konfirmuar.
Rregulli 2: Fotografitë duhet të jenë punë vetjake.
Fotografitë që nuk janë punë vetjake (edhe nëse keni leje nga krijuesit e tyre) nuk do të pranohen.
Rregulli 3: Fotografitë duhet të paraqesin ushqimet tradicionale shqiptare.
Ju duhet të ngarkoni së paku 10 fotografi të ushqimeve tradicionale shqiptare në Wikimedia Commons.
Rregulli 4: Fotografitë duhet të ngarkohen brenda periudhës 7 - 28 shkurt 2022.
Fotografitë e ngarkuara para apo pas kësaj date do të përjashtohen nga konkursi.