Commons:Wiki Loves Monuments 2019 in Kosovo

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search
Kontribuo edhe ti!
Ngarko foton


Wiki Loves Monuments 2019 në Kosovë është gara ndërkombëtare e fotografive të monumenteve kulturore.

Edhe këtë vit Kosova dhe Shqipëria do të jenë pjesë e garës, duke hapur garën gjatë muajit shtator 2019. Gjatë gjithë muajit, fotografë profesionist dhe amator ftohen të ngarkojnë fotografitë e monumenteve të trashegimisë kulturore në Wikimedia Commons.

E njohur nga Libri i Ginisit si gara më e madhe në botë, WLM ka mbledhur më shumë se 2 milion fotografi në Wikimedia Commons nën licencë të lirë. WLM është realizuar në më shumë se 50 shtete në të njejtën kohë. Qëllimi i WLM është që të pasuroj Wikimedia Commons me fotografi të monumenteve të trashegimisë kulturore nga e gjithë bota.

3 vendet e para do të fitojnë çmime, kurse 10 fotografitë më të mira do të bëhen pjesë e garës ndërkombëtare.

Lista zyrtare e monumenteve të trashegimisë kulturore

Lista e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë

Si të marr pjesë?

  1. Lexo rregullat e garës.
  2. Përzgjedh fotografitë e monumenteve duke ju referuar listës së monumenteve të trashegimisë kulturore të Kosovës.
  3. Kliko butonin “Ngarko Fotografinë”
  4. Kliko “Zgjidh një skedar për të dhuruar” dhe ngarko foton nga kompjuteri.(Nëse keni më shumë se 1 fotografi të të njejtit monument, mund ti ngarkosh të gjitha menjëherë).
  5. Jep të drejtat e licencës së lirë.
  6. Vendos emrin e monumentit nga lista, jep përshkrim të shkurtë dhe vendos kategorinë Wiki Loves Monuments 2019 in Kosovo.
  7. Sigurohuni të ngarkoni fotografitë në Wikimedia Commons përgjatë 1 - 30 Shtator 2019.

Rregullat

  • Fotografitë duhet të ngarkohen gjatë periudhës 1 - 30 shtator 2019.
  • Duhet të keni llogari në Wikimedia Commons ose Wikipedia. Nëse nuk keni llogari, mund ta hapni këtu.
  • Fotografitë duhen të jenë nga vetë autori.
  • Monumentet e fotografuara duhen të jenë nga lista zyrtare e monumenteve të trashegimisë kulturore të Kosovës.
  • Fotografitë duhen të jenë të kualitetit të lartë. Përparësi do të kenë objektet jo mirë të mbuluara me foto në Wikimedia Commons dhe fotografitë me teknika të reja.
  • Fituesit do të shpallet jo më vonë se 25 tetor.
  • Fotografitë duhet të jenë të paktën 3 MP.

Juria

Juria do të përbëhet nga 3 persona duke përfshirë fotograf profesionist dhe anëtarë të komunitetit të Wikipedias.

Shpallja e fituesve do të prezentohet në ceremoni.

10 fotografitë më të vlersuara do të nominohen për garën ndërkombëtare të Wiki Loves Monuments 2019 dhe 3 fotografitë më të mira do të fitojnë çmime.

Kriteret

Juria do të vlersojë fotografitë e garës në bazë të:

  • Cilësisë teknike (mprehtësia, përdorimi i dritës, prespektiva, përdorim i teknikave të reja etj)
  • Unikalitetit

Çmimet

TBA

Pyetje të shpeshta

  • Ka ndonjë kufizim mbi numrin e fotove që mund të ngarkoj?

Jo, mund të ngarkoni sa foto të doni. Megjithatë, ne ju këshillojmë të ngarkoni fotot tuaja më të mira dhe më cilësore për të rritur mundësinë për të fituar.

  • A mund të përdor Photoshop ose ndonjë program të ngjashëm për të redaktuar fotot përpara se t'i ngarkoj?

Po, sigurisht. Fotot mund të redaktohen duke përdorur çfarëdo lloj programi. Por ju lutemi shmangeni dëshirën për t'i redaktuar fotot tej mase, ky është një konkurs fotografik jo konkurs mbi përpunimin e fotove me kompjuter.

  • Sa duhet të jetë madhësia e fotos?

Ju lutemi ngarkoni foto sa më të mëdha të jetë e mundur dhe mos i zvogëloni ato. Gjithashtu bëni kujdes që fotot të jenë të paktën 2 megapiksel, përndryshe nuk do të pranohen.

  • Unë nuk jam fotografi më i mirë në botë. I doni prapëseprapë fotot e mia?

Po, ju lutemi! Edhe nëse mendoni se nuk do të fitoni ndonjë çmim, ju mund të ndjeni kënaqësi duke ditur se ju me foton tuaj po ndihmoni të dokumentoni trashëgiminë natyrore të Shqipërisë, po ndihmoni brezat e ardhshëm ta përdorin lirisht foton tuaj, si dhe po ndihmoni një komunitet gjithnjë e në rritje (Wikipedian), i cili beson se çdokush duhet të ketë lirinë të marrë dije falas.

  • A mund të hyjë në garë edhe në qoftë se unë nuk jam në Kosovë ose Shqipëri?

Po, natyrisht! Ju lutem mos ngurroni për të paraqitur ndonjë foto që ju mund të keni marrë në të kaluarën, për shembull gjatë pushimeve të kaluara në këto vende.

  • Fotot e mia duhet të jenë bërë në shtator?

Për të qenë pjesë e garës, fotot duhet të jenë ngarkuar në periudhën 1-30 shtator, por fotot mund t’i keni bërë kurdo qoftë.


Nëse ende jeni të paqartë, ose keni ndonjë pyetje tjetër, na kontaktoni në faqen e diskutimit ose në email info@wikimediashqip.org.

Lidhje tjera

Kontakti

Wiki Loves Monuments 2019 në Kosovë & Shqipëri organizohet nga Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe.

Nëse ende jeni të paqartë, ose keni ndonjë pyetje tjetër, na kontaktoni në email info@wikimediashqip.org.