Commons:Wiki Photowalk 2019/Kosovo

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search

Wikimedians of Albanian Language User Group po organizojnë Wiki Photowalk 2019, shëtitje 1 ditore në qytetet e Kosovës duke i fotografuar ato.

Wiki photowalk 2019 Kosovo

WIKI PHOTOWALK 2019[edit]

WIKI PHOTOWALK 2019 është një aktivitet shoqëror me entuziastë të kamerës, të cilët shëtisin në qytetet e Kosovës me qëllim që t’i fotografojnë ato dhe ngarkojnë fotot në Wikimedia Commons.

Duke eksploruar vendin, kulturën, shoqërinë, shpirtin dhe traditën nëpërmjet fotografisë, ne synojmë ta bëjmë Kosovën më të dukshme në botën digjitale.

Tema e kësaj shëtitjeje është Shpirti i Qytetit. Gjatë shëtitjes fotografët janë të lirë të fotografojnë çdo gjë që ilustron ndonjë subjekt specifik: sheshet, artin publik, monumentet, objektet me vlera arkitektonike, objektet publike etj. Fotografët janë të lirë të eksplorojnë stilin e tyre artistik.

Ngarkimi i fotografive[edit]

Ngarkimi i fotografive në Wikimedia Commons është proces i thjeshtë. Hapat për të ngarkuar fotografitë janë:

  • Kyçuni me llogarinë ekzisutese apo hapni një llogari në Wikimedia Commons. Bën edhe llogaria që keni në Wikipedia. Për të hapur llogari kliko këtu.
  • Klikoni butonin Ngarko fotot më poshtë.
  • Ngarkoni fotografitë. Kliko “Shto një skedë tjetër” për më shumë foto. Ju mund të ngarkoni më shumë se 1 fotografi në të njejtën kohë.
  • Konfirmoni të drejtat autoriale.
  • Shkruani titujt e fotografive. (Preferohet të jetë në këtë formë: Prishtinë_Sheshi Nëna Tereza)
  • Jepni një përshkrim të shkurtë të fotove. Përshkrimi mund të jetë në më shumë se 1 gjuhë.
  • Jepni kategoritë të cilat përshkruajnë fotografitë dhe bëjnë më të lehtë gjetjen e tyre. Nëse nuk dini kategori specifike, mjafton “Kosovo”
  • Kliko “Publiko”.

Ngarko fotot duke klikuar butonin më poshtë:[edit]

NGARKO FOTOT

Foto të ngarkuara[edit]

Category:Wiki Photowalk 2019 Kosovo