User:Cengu.gerta

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search

Mali I Gjalicës Gjalica është mali më I lartë I rrethit Kukës, 2489m mbi nivelin e detit.Bën pjesë në vargun malor të Korabit (vargmal në skajin lindor të Shqipërise,midis rrethit të Kukësit e atij të Dibrës) dhe shtrihet ne skajin veri-lindor të këtij vargu,midis pellgut të Kukësit ne veri-perëndim dhe pllajës së Shishtavecit në jug-lindje.Në veri-lindje Gryka e Vanave e ndan nga mali I Koritnikut,kurse kanioni I Bicajt ne jug-perëndim e ndan nga mali I Kolesjanit.Pjesa kulmore formon një kreshtë te mprehtë, që bie pingul mbi grykën e Vanave ,kurse shpatet janë mjaft të pjerrëta duke formuar rrëpira të dukshme tektonike në gëlqerorët e pjesës së poshtme të tyre. Ka formë vezake(11 x 5 km) me drejtim veri-lindor dhe jug-perëndimor,me shpate shumë të pjerrëta që bien thikë mbi lumin Lumë,pellgun e Kukësit dhe pllajën e Shishtavecit. Nga ana perëndimore, nga të gjitha pikat,me një vështrim mund të perceptohet e gjithë përmasa e Gjalicës që ngrihet si një piramidë gjigande mbi Rrafshën e Lumës, skematikisht në formën e një trekëndeshi të stërmadh gati dybrinjëshëm me një bazë prej afro 11km (Gryka e Vanave-Kanioni I Bicajve) dhe lartësi mbi 2100m. Në rreth 90% të perimetrit të Gjalicës dallohet lartësia prej më se 2000 metër dhe sipërfaqet e shpateve nga rrëza deri në maje,dukuri që nuk hasen te asnjë mal I vargmalit te Korabit, Alpeve të Shqipërise apo gjetkë.


Fshatrat rrethues.

Në zonën përreth Gjalicës shtrihen 12 fshatra me një popullësi prej afro 9864 banorësh dhe 2337 familjesh (2009) që përfshihen në komunat: 1. Shtiqën – Shtiqni, Gjalica, Muje, Kodër-Luma, Krenza. 2. Bicaj – Canajt, Mustafajt, Osmanajt, Nanga, Tërshena. 3. Topojan – Brekija, Nimça. 4. Zapod – Lojmja. 5. Qyteti Kukës – Gostili.

Historiku dhe etimologjia e emrit të Gjalicës.

Në gjysmën e 1 të shekullit XVII u quajt Mali I Galijes. Në Bicaj tingellon në formën G(j)alliçe ku G(j) fonetikisht me gjasa paraqet një fazë të ndërmjetme të ndërrimit G :GJ diçka midis G-ës dhe GJ-ës. Malësorët e Tropojës e përmendin me emrin Galica. Në Has e quajnë Galliçja . Në Serbi quhet Gallaiç. Ndërsa torbeshët e Gorës e quajnë Gallaiç dhe Gallaçec dhe ne fjalorin Enciklopedik Shqiptar quhet Gjallica e Lumës. Kuksianët e sotëm e artikulojnë në formën Gjalica. Sa i takon etimologjisë së këtij emri janë shprehur dy mendime nga studiues të ndryshëm. Sipas mendimit të parë ka prejardhje sllave ndërsa për të dytin (etimologjia popullore) i takon burimit vendas dhe lidhet me fjlaët shqipet gjallë, gjallesë, gjallërim, jetë etj…

Flora dhe Fauna.

Bimësia e Gjalicës është e rrallë.Në anën veri-perëndimore rriten: ahu (I cili është I përhapur në lartësinë mbi 1500-1800m mbi nivelin e detit) dhe pisha.Shpatet lindore kanë kullota të pasura alpine. Në malin e Gjalicës takohen disa prej bimëve endemike që gjenden në rrethin e Kukësit si :vjollca shqiptare, zambaku shqiptar( Lilium albanicum Griseb.Bimë barishtore qepore e familjes zambakore.) lari (I vetmi halor që I rrëzon gjethet) hormoqi, hartina, bredhi I bardhe, plepi I egër etj.

Ndër kafshët grabitqare që rriten këtu, mund të përmendim ujkun, i cili është I përhapur në brendësi të territorit, sidomos në pjesët e veshura me pyje , dhelpren, rreqebullin (lynx lynx, është një kafshë grabitqare me gëzof shumë të bukur dhe të kushtueshëm) macen e egër(grabitqare e vogël dhe e rrallë),zardefin etj Nga gjitarët jograbitqarë janë:baldosa, derri I egër, lepuri, ketri dhe më rrallë dhia e egër dhe kaprolli. Ndër shpendet grabitqarë janë të përhapur kukumjacka dhe bufi,skifteri, larashi, hutini dhe shqiponja e malit.

Ndër shpendët jobrabitqar takohen pëllumbi I egër, thëllëza e malit dhe shumë I rrallë gjeli I egër. Gjalica , ka një shtrirje me kufinj më se të prerë e të përcaktuar që ia presin lidhjet me malet e tjerë, me shpate që zbresin thikë ose me pjerrtësi shumë të madhe në të gjithë perimetrin nga maja në rrëzën e saj.

Hidrografia e malit të Gjalicës.

Gjallica është një mal që në të gjithë gjatësinë e perimetrit të shtrirjes së tij përvec Pllajës së Shishtavecit ëshë I ndërthurur prej ujërash rrjedhëse. Me malin e Koritnikut ndahet nga Gryka e Vanave e cila shtrihet midis kroit të Mollës në Përbreg në veri-perëndim dhe Përroit të Beles në jug-lindje) nëpër të cilën rrjedh Luma (Degë e Drinit të Bardhë në jug-lindje të Kukësit I cili buron nga mali I Kallabakut.) ndërsa me malin e Kollovozit ndahet nga Reka e Topojanit që është njëra nga dy degët e Lumës.Në jug-lindje të Topojanit fillon të lëvizë Përroi I Kacës ,degë e lumit të Tërshenës(lum alpin terrencial, me pak ujë që buron nga mali I Tejës.) rrjedha e poshtme e të cilit , midis tokave te fshatrave Bicaj , Nangë , dhe Bushat emërtohet Sheja e Bicajt që derdhet në Drinin e Zi. (Emri I këtij lumi është I lidhur me fitoren e malësorëve lumjanë kundër pushtuesve serbë në vitin 1912.) Brenda territorit të Gjalicës ndodhet edhe Këneta e Shtiqënit , pellg uji prej disa ha. I thellë 2.5 m , në perëndim të Gjalicës në anën e djathtë të rrugës së vjetër automobilistike në Gostil-Bicaj, buzë bregut lindor të liqenit të Fierzës. Në malin e Gjalicës gjenden dhjtëra burime ujore si kroje e gurra. Mes tyre mund të përmendim “Kroin Tanzot” dhe “Kroin e Kishes” të cilët ndodhen shumë afër malit të Gjalicës .

Ndërtimi gjeologjik

Është I përbërë gati tërësisht prej shkëmbinj gëlqëror të Triasit,shkëmbinjë memamorfikë që janë të moshës Perm-Trias dhe përfaqësohen nga këto lloje shkëmbore: Konglomerate të series Verrukane, shiste (ose rreshpe)të llojeve të ndryshme si:filite,silicoro-argjilorë, mikorë, ranorë, amfibolitike etj.

Festa e Gjalicës

Festa e Gjalicës përkujtohet në të gjithë fshatrat e Rrafshës së Lumës (Shtiqën, Muje, Gjalicë, Kodër-Lumë, Krenzë, Ramhas, Gostil, Nangë) dhe të shpateve të Gjalicës (Lagjia Brati dhe Canaj, Tërshenë, Brekijë, Nimçë, Lojme), por më së shumti I dedikohet fshatit Shtiqën. Kjo ditë e shënuar e vitit që populli e emërton “Festa e Galliçes, Dita e Gjalliçes, apo Festa e Gjallicës” festohet te enjten më të afërt pararendëse apo pasuese, të datës 6 gusht të Çdo viti, që në kalendarin tradicional popullor shënon mesin e verës. Disa saktësojnë se dita e saj festohet të enjten e parë të muajit gusht pavarësisht largësisë nga data 6 e këtij muaji. Banorët e Shtiqënit e organizojnë të enjten e parë të gushtit. Këtë ditë , ata që do të bëjnë faljet për nder të majës së Gjalicës duhet të arrijnë atje pa lindur dielli. Riti I faljes bëhet në Rrafshin e Majës afër burimit te Krojit Tanzot. Çdo individ , që do të falet, pasi “merr avdes” këtu , duhet të përshpërisë formulën “Bismilahi Rrahman i Rrahim. Po fal dy reçatë namaz për riza të Zotit e për shpirt të Sari Salltëk Babës”. Pas faljes pjesëmarrësit e kësaj ceremonie zbresin te stanet e bjeshkës së Shtiqënit, te “Kroi I Kuq” , ku hahet , pihet, zhvillohen lojëra, gara qitjeje me armë zjarri, këndohen këngë e hidhen valle të shoqëruara me instrumente popullorë. Pas kësaj të gjithë zbresin në fshat . Çdo shtëpi është e përgatitur për darkën e kësaj feste , ku nuk duhet të mungoje asgjë. Përveq të afërmëve të largët në këtë darkë mund të vijë kushdo që dëshiron dhe është I mirëpritur