User:Piqeras

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search

Fshati Piqeras :


Piqerasi, shtrihet në një kodrinë të gjelbëruar, midis detit dhe malit me vecantine saj shumë të bukur, me shtëpi dy katëshe prej guri të ndertuara me vite , me çatit e kuqe mbi muret e cdo shtepie qe jepe dicka madheshtore .Me dritaret që vështrojnë nga deti perendimin e Diellit , rrethuar me oborre e plantacione të pafundme ullinjsh e agrumesh.


Brezaret zbresin valë-valë deri në rërën e detit… Aty ku fshihen plazhet e virgjëra të këtij relievi të pazakontë, e bëjnë këtë fshat shumë atraktiv.


KU NDODHET FSHATI PIQERAS – PIQERASI


Ndodhet 25 me28 km nga Qyteti Saranda ( Sarandë ) afersish 25 me 30 minuta me Automjet , midis Lukovës , Sasaj dhe Borshit dhe pranë plazheve Plazhi Lapardha ,Plazhi Bunec-it , Plazhi Guri I Pusit , Plazhi Kroi Kinës , Plazhi Kubovë .


Bajroni dhe shumë udhëtarë e vizitorë të huaj që “shkelën“ në Piqeras… Mbetën të mahnitur nga bukuritë e këtij fshati shekullor. Dikur fshati Piqeras, Piqerasi kishte 1200 banorë, ndërsa sot numëron afërsisht 50 të moshuar. Portat e shtëpive në Piqeras në rrugicat me trëndafila janë të mbyllura për shkak të emigrimit.

Fshati Piqeras është vendlindja e heroit kombëtar shqiptar Vasil Laci, i cili qëlloi Viktor Emanuelin III, Mbret i Italisë, dhe Sefket Bej Verlacin, kryeministër i Shqipërisë, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.

Piqerasi ka qenë fshati më me kulturë i bregdetit, me njerëz të urtë e të mirë. Ata që jetojnë sot në Piqeras, ditën e kalojnë mes kujdesit për trëndafilat dhe të mbjellave të stinës. Në kodrën mbi Piqeras ndodhet Manastiri i Kremensovës.