User:Xhonibiba12

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search
                                                                                                BAJRAM HASBAJRAMI   

Biografia: Lindi në fshatin Kasni të Dibrës më 5 gusht 1944 në një familje me tradita të spikatura nacionaliste . Shkollën fillore dhe 7-vjeçare i kreu në vëndlindje në kushte të vështira të terrenit , por doli me rezultate të larta në mësime.Shkollën e mesme pedagogjike e mbaroi në Shkodër duke u bërë mësues i shkollës fillore .Punoi si mësues i shkollës 7 e 8-vjeçare në shkollat e zonës së Katër Grykëve në Dibër duke shfaqur zotësi në profesionin e tij . Prandaj dhe në kushte të vështira të peripecive të kohës arriti të mbarojë Institutin pedagogjik të Shkodrës në degën e Gjuhë-Letërsi . Për 30 vite punoi me dinjitet si mësues duke fituar admirimin e nxënësve dhe prindërve të tyre në zonën e Katër Grykëve në Dibër . Në shtator të vitit 1991 deri në vitin 2000 emërohet dhe punon si mësues në shkollën e Lisit të Matit . Dy vitet e fundit ishte dhe zv .drejtor i shkollës duke dalë në pension me faqe të bardhë dhe i nderuar nga zona e Matit . Bajram Hasbajrami vazhdimisht është marrë me krijimtari letrare dhe studime të fushës së gjuhës e folklorit . Krijimtaria:

Vëllime poetike : Dua të flas me jetën (2004); Poezi të zgjedhura (2005) ; Lirikat e majit (2006); Univers i gjymtuar (2007); Cicërimat e pranëverës në Lis( 2009 ); Lirikat e një dashurie të pamundur ( 2012 ) ; Jetë e nëpërkëmbur nga “Perandoria e antidashurisë” ( 2020 ); Poezia dhe muza e saj ( 2021 ); Poezi për “Pesë Yllësi” ( 2021 );

Prozë : Skica ,tregime , novela(2000-2002) Romani " Ligësi e shfrenuar " ( 2003 ) ; Romani " Varri turpit " (2007 ) ; Kujtime “Por… I paepur” ( 2009 )


Fabula , anekdota , gjëagjëza dhe mencuri popullore ( 2018 ) ; Publicistikë “Disa evenimente të jetës sime” ( 2021 )

Studime me karakter historik: Histori nga jeta e vllaznisë “ Hasbajrami “(2006); Historia e fshatit tim ,Kasnia ( 2006 ) ; Mendime eseiste për disa probleme jetike të shoqërisë ( 2008 ); Informacione mbi Albanologjine Shqiptare( 2019 ); Pese vlera yllësie nga “Saga e Kaloshëve te Stinës në Dibër ( 2020 ); Në shtetin antiligjor nuk mund të ketë Pluralizëm Demokratik ( 2022 );